Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme ka privuar nga liria personin me iniciale A.R. (18) nga M.H. (18) , të dy nga fshati Jurumleri i Shkupit. Të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur disa gjëra nga një qendër tregtare në rrugën “Kirili dhe Metodi”.

“Gjësendet janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim për shkelje të nenit 235 nga Kodi Penal.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.