Arifi: Gjysmëvjetori i dytë fillon me kushte edhe më të mira për nxënësit

Kryetari i Likovës, Erkan Arifi në rrjetin social Facebook ka informuar qytetarët për takimin e mbajtur me drejtorët e shkollave fillore dhe të shkollave të mesme për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë.
Më poshtë mund ta lexoni edhe statusin e plotë të cilin Arifi e ka postuar për të njoftuar qytetarët:
Të nderuar,
Sot Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi mbajti takimin e radhës me drejtorët e shkollave fillore dhe me drejtorin e shkollës së mesme, ku bashkarisht u dakorduan se fillimi i gjysëm vjetorit të dytë të fillojë me kushte edhe më të mira për nxënësit tanë, personelin profesional, mësimdhënësit dhe punëtorët teknik. Njëherit më lejoni që nga këtu të ju uroj pikë së pari shëndet dhe mandej suksese në zhvillimin e sa më të denjë dhe normal të këtij gjysëm vjetori të dytë. Urojmë që gjendja epidimiologjike të qetësohet dhe këshillojmë të gjithë punëtorët dhe nxënësit t’i ndjekin protokolet mjekësore për një përballim sa më të lehtë të kësaj sfide”, ka shkruar në Facebook, Erkan Arifi.