Në Anketën e fundit të realizuar nga IPSOS VMRO DPMNE ka epërsinë më të madhe prej 9% para LSDM-së. Shumica dërrmuese mendojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, problemi më i madh është ekonomia, pagat e ulëta dhe çmimet e larta, sipas sondazhit të fundit të IPSOS.
Anketa përfshinë disa pyetje dhe në vijim i paraqesim rezultatet e disa prej tyre.
Në këtë Anketë duket qartë se tek blloku politik shqiptar BDI mban primatin si partia më e votuar.
Nëse nesër do të kishte zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në ato zgjedhje do të merrnin pjesë partitë dhe jo koalicionet, për cilën parti politike do të votonit?
VMRO-DPMNE 21%
LSDM 12.5%
BDI 7.2%
E majta 4.3%
Aleanca për shqiptarët 3.3%
Lëvizja Besa 0.7%
VMRO Popullore 0.5%
Integra 0.4%
LDP 0.4%
Alternativa 0.3%
Tjera… 0.3%