Dje rreth orës 17.00, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Tetovë në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit, në të cilin kanë marrë pjesë tri automjete: vetura “Audi” me targa kroate të drejtuara nga 48-vjeçari F.A. nga Piroku i Tetovës, një veturë “Mercedes” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 20-vjeçari B.A. nga Senokosi i Gostivarit dhe vetura “Opel”, po ashtu me targa të gostivarit, e drejtuar nga 55-vjeçari M.A. nga Bogovina e Tetovës informon Tetovasot. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i “Opelit” D.A.H (32) nga Debreshi i Gostivarit, ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar shoferi dhe pasagjeri i dytë i të njëjtit automjet, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.TetovaSot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Grubi: Shumë punë të mira për shqiptarët kanë nisur nga Tetova, gjuha, flamuri, universitetet (VIDEO)
- Përfundon mbledhja, Taravari: Me qeverinë do të negociojë Këshilli Drejtues i partisë (VIDEO)
- Kurti i flet Escobarit: Presidenti Biden ka dhënë udhëzime të tjera
- Ali Ahmeti: Një parti shqiptare ua mban “ison” partive anti BE!
- Bytyqi- Kazuja: Ka potencial të madh për avancimin e bashkëpunimit ekonomik
- Çitaku viziton Thaçin, Veselin e Selimin në Hagë
- Faton Ahmeti: Anëtarësimi në BE, kyç për të ardhmen e shtetit
- I vranë kalin me çifte, pronarja e fermës e prekur: Shenjë paralajmërimi, një tjetër na e kishin plagosur
- Nxënëset e Medresesë “Isa Beu” në Tetovë protestojnë, profesorët ua mbyllin dyert e shkollës
- Dehari dhe Lika takohen në Tetovë?