Ali Ahmeti: Ngushëllime të sinqerta familjes Qerimi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka ngushëlluar familjen Qerimi nga Opaja për vdekjen e birit të tyre, Rexhail Qerimi në burgun e Shkupit.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Qerimi nga Opaja për birin e tyre Rexhailin i cili ndroi jetë sot në burgun e Shkupit.

Rasti Alfa ka ngritur dyshime në opinionin publik në vend dhe me të drejtë kërkohet rigjykim për ta zbardhur të vërtetën.

Fatkeqësisht, Rexhaili iku para kohe pa e pritur përballjen e re me drejtësinë për ta dëshmuar pafajësinë”, thuhet në ngushëllimin e Ahmetit.