Aksion i madh policor në Tetovë dhe Gostivar, bastisen 28 lokale

Me datë 08 dhe 09.01.2022, në periudhën prej orës 22.00 deri në ora 03.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në 4 objekte hoteliere në Tetovë dhe 24 objekte hoteliere në zonën e Gostivarit.

Gjatë kontrollit në dy kazino në rajonin e Tetovës janë gjetur 5 persona të cilët nuk kishin certifikata për marrjen e vaksinës kundër Covid-19, madje edhe një i mitur dhe një person të cilit iu gjet dhe iu konfiskua një thikë.

Për personat e gjetur si dhe për objektet në të cilat janë bllokuar do të përgatiten parashtresa përkatëse. Gjithashtu, do të përgatitet një parashtresë përkatëse për një objekt hoteliere në fshatin Vrapçisht-Gostivar ku është konstatuar se nuk janë respektuar protokollet e punës.