Aksidenti i tmerrshëm në Hasanbeg, humb jetën shoferi, lëndohen katër udhëtarë

Sot rreth orës 17:35 është raportuar se në rrugën MA Hasanbeg ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi në linjën JSP nr.65, me drejtues shtetasin S. S. (1961) nga Shkupi dhe një “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.O (1982) nga Shkupi.

Sipas informacioneve fillestare nga MPB-ja, nga përplasja mes autobusit të JSP-së dhe një automobilit i”Golf” humbi jetën drejtuesi i makinës, ndërsa katër udhëtarë që ndodheshin në autobus kanë mbetur të lënduar, transmeton TetovaSot.

Nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e shoferit S.O., ndërsa katër pasagjerë të lënduar janë transferuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” dhe në spitalin “Shën Naum Ohridsdski”.