Aksident tragjik në Shkup, makina përplas për vdekje 24 vjeçaren


Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën sonte në lagjen Karposh të Shkupit, pasi është përplasur në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të “City Mall”, transmeton A1on.

Vajza ka qenë duke kaluar rrugën në një vendkalim për këmbësorët, kur një makinë Toyota e ka përplasur dhe e ka hedhur disa metra larg, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Jozyrtarisht, shoferi që e ka përplasur ka parakaluar një makinë tjetër, e cila është ndalur në vendkalimin e këmbësorëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen kontroll.