Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim sot ka zhvilluar takim me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.
Ahmeti pas takimit nëpërmjet profilit të tij në Facebook është shprehur se Marrëveshja e Ohrit është shtëpia e barazisë dhe është baza e të drejtave të komuniteteve, rrjedhimisht edhe të atij bullgar, përfshirja e të cilit në kushtetutën tonë nuk e dëmton vendin dhe as qytetarët, përkundrazi, e bën edhe më të qëndrueshëm dhe inkluziv, transmeton TetovaSot.
“Marrëveshja e Ohrit është shtëpia e barazisë dhe është baza e të drejtave të komuniteteve, rrjedhimisht edhe të atij bullgar, përfshirja e të cilit në kushtetutën tonë nuk e dëmton vendin dhe as qytetarët, përkundrazi, e bën edhe më të qëndrueshëm dhe inkluziv.
Fryma e re në marrëdhëniet midis Sofjes dhe Shkupit kalon nëpërmjet të korridorit 8 dhe lidhjes nga deti i zi në detin Adriatik.
Këto i diskutuam sonte me Kryeministrin bulgar Kiril Petkov në takimin e hapur dhe konstruktiv” ka shkruar Ahmeti./Ts