Afrim Gashi reagon për vdekjen e Rexhail Qerimit: Lajmi më i trishtë që na vjen në këtë vit

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka reaguar në lidhje me vdekjen e Rexhail Qerimit. Ai shkruan se vdekja e tij, është lajmi më i trishtë që ka ardhur këtë vit.

“Vdekja e Rexhail Qerimit është lajmi më i trishtë që na vjen në këtë vit. Përveçse nuk arriti ta shijojë drejtësinë e kësaj bote, do ta kujtojmë gjithnjë si njeri të virtytshëm e të angazhuar për liri. Përkundër angazhimit tonë që edhe rasti i tij të hetohet në instanca ndërkombëtare, caktimi i Zotit paska qenë që – para se ta shijojë drejtësinë e kësaj bote – të bashkohet me Drejtësinë Absolute.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij dhe qoftë xheneti shtëpia e tij e përhershme!”, ka shkruar Afrim Gashi.