Ademi: Pas anëtarësimit në NATO tani radhën e ka anëtarësimi në BE

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim Arbër Ademi sot në kuvend në fjalim ceku se e gjithë BDI-ja me ministrat e sajë kan qenë në dispozicion për të mirën e këtij vendi stabilitetin dhe të bëhemi pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian.

“Ne jemi pjesë e NATO-së dhe atë ëndërr e realizuam padyshim me shumë punë, me vendosmëri dhe me vizion të qartë, tani drejt sfidës së re të integrimit le ti përvishemi punës sëbashku për të integruar vendin aty ku edhe e ka vendin, në familjen e madhe të Bashkimit Europian. Përkrahja për vazhdimin e punës së kësaj Qeverie nënkupton pikërisht realizimin e këtij synimi ”

Ndër tjerash Ademi tha se sot dhe nesër ne do të debatojmë edhe për shumë sfida që na presin në të ardhmen që to ti tejkalojmë gjithë bashkë.

“ Sot dhe nesër po debatojmë nëse do të votojmë për Bashkimin Europian, per Marreveshjen e Ohrit, per fqinjesine e mire, per korridorin 8, per gasifikimin, per agjenden e gjelbërt, per dixhitalizimin, per hekurudhen, per autostradan Shkup Blacë, per menaxhimin me mbeturina, per administrate te avancuar dhe te perkahur, per parashikueshmeri dhe marredhenie te mira nderetnike, stabilitet dhe siguri, ne 15 deputetet e BDIse dhe votuesit tane, por edhe shumica e qytetareve tane, nuk kane dileme, jane te percaktuar, te gjithe bashke do ta perkahim kete qeveri” deklaroi Ademi.