PËR 14 VITE 6.000 AKTIVITETE

Filloi si një partnership, një partneritet unik midis shoqërisë, ambasadës amerikane si dhe shumë mbështetësve, organizatave joqeveritare, univerziteteve, qeverisë si një mënyrë për të përhapur prezencën amerikane dhe për t`u dhënë njërëzve jo vetëm nga Tetova por edhe nga Kërçova, Gostivari, gjithandej Rajonit të Pollogut mundësi të afrohen me SHBA-në. Por, tani ka edhe një mision tjetër.

KEJT MERI BËRNS – AMBASADORE E SHBA-së NË SHKUP

Por tani është hapur në shumë forma si: qendër këshilluese në SHBA, duke ju ofruar nxenësve informacione për të studijuar atje, informacione se si të aplikojnë dhe të kyçen ne programe dhe lidhja me këto programe u shëndrua në afat gjate. ACT tani është qendër për testim TOEFL që nga 2015. Por më me rëndësi është bërë qendër e aktiviteteve të mirëfillta, aktiviteteve që jan zgjeruar ndërvite dhe kanë përfshirë shumë pjesmarrës. Në 14 vite ka pas 6000 aktivitete të cilët kanë përfshirë shoqërin diku rreth 180 000 pjesmarrës të cilët kanë marrë pjesëduke bërë programe unike nga klubi I NATO-s dhe EU-së që janë krijaur këtu, nga programi Coffee ëith a Diplomat përsëri një inovacion I ACT.

Këndi Amerikan në Tetovë mbetet një hapësirë e përhershme e dialogut kulturor, e edukimit dhe e mundësive për programe studimore për shumë student, nxënës dhe grupmosha tjera.

GËZIM SULEJMANI – KËNDI AMERIKAN TETOVË

Mirësevini në 14 vjetorin e Këndit Amerikan të Tetovës. Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve tanë ëndrrat për dije, kulturë, arsim dhe vlera amerikane, u realizuan përmes programeve kreative me njerëz të profileve të ndryshme, duke hapur dialogë të pafund të dijes dhe miqësisë në të gjitha fushat. Sot, dua të falënderoj vullnetarët e Korpusit të Paqes që çdo ditë na sjellin frymën amerikane. Gjatë dy viteve të shërbimit të tyre na bëjnë të shijojmë më bukur ëndrrën amerikane”

Përgjatë këtyre viteve me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe kreativ, Këndi Amerikan në Tetovë ka arritur që të vendosë ura komunikimi dhe bashkëpunimi në drejtim të promovimit dhe afirmimit të kulturës amerikane, duke nxitur pjesëmarrjen e një game të gjerë grupmoshash, në veçanti të të rinjve të Tetovës./kLANmACEDONIA/