VMRO-DPMNE: Kovaçevski nuk dallon nga Zaev

Kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nuk dallon me asgjë nga Zoran Zaev, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie ai që në fillim të marrjes së mandatit ka dëshmuar se ashtu si edhe paraardhësi i tij i ka vlerëat dhe parimet e njejta dhe është përmbrojtjen e kriminalitetit.

Prandaj kjo parti kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

“Dimitar Kovaçevski ka treguar dhe dëshmuar që në fillim të marrjes së funksionit se është i njejtë si edhe Zoran Zaev, se i ka vlerat dhe parimet e njëjta se i intereson edhe atë mbrojtja e kriminalitetit dhe se do ti ndjek në të ardhmen hapat e Zoran Zaevit” – tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

Nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski kanë paralajmëruar se Kovaçevskit do ti ndahet mandati të mërkuren. Më pas Kovaçevski brenda 20 ditësh duhet ti dorëzoj kuvendit programin dhe përbërjen e qeverisë së re.

Kryeparlamentari është i obliguar që brenda 15 ditësh të thërras seancë për zgjedhjen e qeverisë së re.

Sipas paralajmërimeve pritet që qeveria e re të zgjidhet nga ana e kuvendit ka mesi i muajit janar të vitit 2022.