Ministria e Shëndetësisë njofton se në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot është zbuluar rasti i parë i variantit Omicron të virusit SarsCoV2. Sekuenca është bërë në spitalin privat Zhan Mitrev në Shkup, tek një person i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe. Bëhet fjalë për një riinfeksion, pacienti kishte vuajtur nga sëmundja në janar të vitit 2021 dhe më pas ishte asimptomatik. Pas fillimit të sëmundjes, pacienti mori dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë, me Covid 19 rezulton pozitiv 2 ditë më parë, pas së cilës u konfirmua se bëhet fjalë për variantin Omicron. Pacienti aktualisht ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ademi: Jemi në konsultim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së
- Gjatë fundjavës mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë
- 30 vjet partneritet ARMV – garda kombëtare e Vermontit
- Prej nesër mund të aplikoni online për regjistrim në shkollat e mesme
- Maqedonia e Veriut nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës
- Dr. Ilir Hasani organizon kursin e parë ndërkombëtar të politraumës në Shkup
- Kryesia e LSDM sonte vendos për propozimet e VMRO
- Serbi: Dorëzohen mitraloza, granata, bomba..!
- Jakimovski tallet me Mickovskin, “Tollovi nëpër dyqane… blejnë kostume ata të VMRO-së”
- Reagimet për draftin për Asociacionin, Rama: Ata që shajnë kanë frikë vetëm nga një gjë