Spasovski: LSDM nuk është dobësuar shumë si parti!

Oliver Spasovski në TV21 në ClickPlus tha se personalisht nuk mendon se LSDM është dobësuar si parti edhe përkundër rezultatit në zgjedhjet lokale. Spasovski thotë se do të duhet të ndryshohen edhe disa politika dhe se nuk mjafton vetëm ndërrimi i personave në udhëheqësi. “Nëse e shohim edhe në prizmin e zgjedhjeve lokale, unë nuk shoh unë që është dobësuar shumë, si strukturë, si parti. Megjithatë a duhet të rregullohet diçka në atë strukturë, po. A duhet të ndryshohet në të mirë diçka në mënyrën e veprimit dhe në politika, gjithsesi se po. Nuk mjafton vetëm ndërrimi i njerëzve”, tha mes tjerash Spasovski.