Ziadin Sela vazhdon të jetë politikani ” mbret” në partinë që e drejton.Ai e ” ngrinë” atë.Ai e bën të duket ” vullkan” .Dhe sa harrohen dështimet për të cilët dikush duhet të jep llogari dhe i pari në këtë listë është vetë emri i tij , ai merr përsipër të flet për fajtorët që janë gjetkë.Shkon aq larg sa e gjen edhe tek koalicioni këtë fajtor shkruan TetovaSot.
Kësaj deklarate për fund vit ai nuk mundi ti shmanget dot .”Kemi marrë mësime nga sjellja e aktorëve politikë me të cilët kemi pasur koalicion”.
Deri këtu është në rregull.Por po aq në rregull del të jetë edhe fakti tjetër që Sela e fshehë se edhe të tjerët kanë marrë mësime se përse bëjnë koalicion me ASH-në.
Problemi tashmë nuk është tek koalicionet e Selës, por atij i kanë ikur gjithë këta partnerë.Ai sillet të zbusë deklaratat e tij për ta ” joshur” Lëvizjen BESA që tashmë në vend që Sela të ketë marrë mësim , morrën këta të fundit mësim nga Sela kur e përjashtuan bashkë me Alternativën disa muaj më parë .
Dhe tashmë kreu i ASH-së në sfidën e rradhës nuk e ka më problem fitoren sepse atë nuk e ka patur kurrë dhe nuk do ta ketë nëse vetë akoma qëndron aty , pra nuk e ka problemin me BDI-në por me të qenurit i dyti.BESA doli më mirë në zgjedhjet e fundit se ASH dhe ata si subjekt i opozitës e dijnë tashmë saktë se cfarë është kurthi ndaj tyre.Sela do tentojë të shtrijë dorën e pajtimit me ta për ti rrëzuar nga lavdia e kësaj ngritjeje në zgjedhjet lokale të Besës , por partia e Kasamit tashmë ndodhet në pozicionin ta merr flamurin e opozitës dhe të jetë ajo që do sfidojë partinë e Ahmetit.
Besa në këtë pikë e lexon më saktë deklaratën e fundvitit të Selës :”Kemi marrë mësime nga sjellja e aktorëve politikë me të cilët kemi pasur koalicion”. TetovaSot.