Sanksione për disa lokale në Ohër: Kapen persona pa certifikatë dhe me certifikatë false të vaksinimit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se prej orës 23:00 të ditës së djeshme deri në ora 02:00 pas mesnate, në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike kanë realizuar kontrolle në 17 objekte në Ohër. Në një objekt që po punonte pas orës 24:00 janë kapur tre persona me pa certifikata për vaksinim, ndërkaq një person është kapur me kovid-certifikatë të falsifikuar.

“Përfaqësuesit e DAP, në disa objekte hoteliere kanë konstatuar një sërë parregullsish në transaksionet me para në dorë. Për këto arsye ndaj personave fizikë dhe juridikë do të ngrihen kallëzime përkatëse”, shtojnë nga MPB.