Saliu: Sa më shumë ASH e zgjatë bashkëpunimin me VMRO, aq ma shumë do të fundoset

Gazetari Urim Saliu nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka shkruar se sa më shumë që Aleanca për Shqiptarët vazhdon bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në, aq më tepër do të fundoset si parti, transmeton TetovaSot.

Më poshtë postimi i plotë i Saliut:

Sa më shumë që ASH e zgjat bashkëpunimin me VMRO- në,aq më tepër do fundoset si parti.Ajo nuk i mësoi leksionet e humbjes së mijëra votave në zgjedhjet e fundit lokale që duhet ta alarmojnë si subjekt.ASH nuk mësoi as leksionet e të qenurit me VMRO në ,më 2008 – të siç ishte rasti me PDSH-në dhe që prej asaj kohe nuk e morri më kurrë veten.Sela e di atë kohë më mirë se çdokush nga ne.ASH nuk mori leksion as nga BDI që duke qenë me VMRO-në ,u përgjysmua në 10 deputetë.

Kjo ortakëri do ti dërgojë në poshtërrim. Mbajeni mend këtë.

Ata marrin dhe nuk japin gjë.Ata ta japin për shembull një drejtori në Shkup ,nënçmuese gjithësesi dhe ta marrin një sekretar komune në Gostivar.Ata për një rejting të tyre kërkojnë edhe ndryshimin e rrugëve që janë me emra shqip etj etj.