Rasti i Kumanovës, komandant Malisheva pësoi sulm kardiak në burg

Dardan Krasniqi, i cili është vëllai i Muhamet Krasniqit, apo i njohur si komandant Malisheva, ka bërë të ditur se ky i fundit ka pësuar një sulm kardiak në burg në Maqedoninë Veriore, teksa po vuan dënimin në rastin e Kumanovës.

Krasniqi ka thënë se fal shokëve të tij, personelit të burgut dhe personelit mjekësor të Spitalit të Shkupit, komandant Malisheva e ka kaluar këtë sulm dhe gjendja e tij është stabile.

Sipas Krasniqit, komandant Malishevës i janë vendosur stendat pas sulmit që pësoi mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva është njëri nga të burgosurit e Grupit Kumanova.