Qeveria: U miratua vendimi për uljen e rreziqeve të rritjes së çmimit të energjisë elektrike


Në kuadër të mbledhjes së 130-të të qeverisë janë miratuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e Dekretit për kriteret dhe kushtet për shpalljen të gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive natyrore, avarive dhe prishjes së tregut të energjisë elektrike, mënyrës së furnizimit me energji elektrike në gjendje të krizës, masat që do të ndërmerren, si dhe të drejtat dhe detyrimet e bartësve të licencës për kryerjen e veprimtarive të elektroenergjisë.

Siç thuhet në komunikatën e qeverisë, me ndryshimet e propozuara, në kushte të gjendjes së krizës mundësohet që EVN Home të mos blejë energji elektrike nga prodhuesit e preferuar të cilët shfrytëzojnë burime të ripërtëritshme të energjisë me çka do të ulnin shpenzimet për blerje të energjisë elektrike të EVN home, pasi energjia elektrike në vend të prodhuesve të preferuar do të sigurohet nëpërmjet ShA EMV-së Shkup me çmime më të ulëta me çka do të ulen edhe faktorët të cilët do të ndikonin në lartësinë e çmimit të rrymës te konsumatorët final.

Në mënyrë shtesë, duke i pasur parasysh çmimet e larta të energjisë elektrike në tregun e hapur të energjisë elektrike, sasia e energjisë elektrike nga prodhuesit e preferuar do të shpërndahet te të gjithë furnizuesit tjerë dhe tregtarët, qëndron më tej në kumtesën qeveritare.

Me këtë, siç sipas qeverisë, do të rritet pjesa e energjisë elektrike nga prodhuesit e preferuar në portofolin e përgjithshëm të furnizuesve dhe tregtarëve, kurse ata do të kenë dobi financiare pasi që çmimi mesatar i energjisë elektrike nga prodhuesit e preferuar gjatë periudhës që vijon është dukshëm me e ulët nga çmimi i energjisë elektrike në tregun e hapur.