Prej sonte transporti në qytetin e Shkupit do të jetë falas, masa kundër ndotjes së ajrit


Duke filluar prej sot nga ora 18:00, Qyteti i Shkupit ka vendosur si masë kundër ndotjes së ajarit, udhëtimi urban në qytet të jetë falas. Kështu, qytetarë e kryeqytetit deri në një vendim të dytë, këto ditë mund të lenë makinat e tyre në shtëpi dhe të shfrytëzojnë shërbimin urban falas të NQP-së. Masa të tjera kundër ndotjes së ajrit që ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit janë si më poshtë:

– Inspektimi i përforcuar i instalimeve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit
– Kufizimi i aktiviteteve ndërtimore të objekteve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit
– Kontrolli intensiv i kantiereve, gjegjësisht automjetet që dalin nga kantieret duhet të kenë rrota të lara dhe të jenë të mbuluara me goma për kontrollin e pluhurit.
– Larja e shpeshtë me makinë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit që janë nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit dhe rekomandim i komunave të Shkupit që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në rrugët që janë nën juridiksionin e tyre.