Për dy muaj janë lëshuar 200 pasaporta nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Vjenë

Mbi 200 qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Austri janë pajisur me pasaporta të vendit.

Kjo procedurë është kryer brenda dy muajve, pasi që më 20 tetor ishte vendosur stacioni bazë për lëshimin e pasaportave për diasporën, me procedurë të shkurtuar, informon INA.

Sipas ambasadorit Nenad Kolev, me procedurën e re për dhënien e pasaportave me celular, janë eliminuar radhët e gjata të qytetarëve që prisnin para Ambasadës.
Ky proces po realizohet edhe në shumë përfaqësi diplomatike të vendit.