NË MUZEUN E QYTETIT TË SHKRONJAVE SHQIPE ATY KU ËSHTË ABAZI

Ishte knaqësia ime, që sot në vizitën e rastit që i bëra qytetit të Manastirit, të ndalesha për pak çaste te shtëpia e shenjtë dhe e shtrenjtë, vendi ku kanë lindur shkronjat e alfabetitit euroatlantik të Gjuhës Shqipe!

Surpriza ime ishte edhe me e madhe, kur aty u takova rastesisht me ish-drejtorin e Muzeut të Alfabetit, të nderuarin Nuer Arsllani, të cilit më 21 Nëntor të vitit 2015, para 6 viteve, pas përfundimit të fjalimit tim, në ceremoninë solemne kombëtare të shënimit të përvjetorit të 107-të të shkronjave të alfabetit të shqipes, ia pata dhuruar për Muzeun e Alfabetit në Manastir, shkronjat e gdhendura në dru ABAZI, pseudonimin e ilegalit të madh e të lavdishëm, Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Me Nuerin bëmë një foto në dhomën ku qëndrojnë figurat historike të udhëheqjës së Kongresit të Alfabetiti të Gjuhës Shqipe!

Në shenjë konsiderate z. Nuerin e pyeta për mbarëvajtjen në punë, për familjen e për shendetin, dhe me buzqeshje knaqësie, respekti e nderimi, krejt në fund natyrshëm e pyeta edhe se si janë shkronjat e pseudonimit të Udheheqesit të popullit shqiptar ABAZI – Ali Ahmeti!

Me buzqeshje e me qiltërsi mirë janë më tha, janë në zyrën e drejtorit të Muzeut të Alfabetit!

Qyteti i shqipes, Manastiri historik, duhet të bëhet vend i vizitave të pandërprera nga të gjitha anët e nga të gjitha viset shqiptare!

Konvoji i nxënësve shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës e Mali i Zi, por edhe nga diaspora duhet të jetë i pafund, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj e çdo vit!

Presidentët, Kryetarët e Parlamenteve, Kryeministrat, deputetët e parlamenteve, Ministrat e Qeverive të Shqipërisë e Kosovës, minimumi duhet 1 herë në çdo vit të shkojnë në vizitë nderuese të vendlindjes së alfabetit të shkronjave shqipe!

Për mua viti 1991shënon herën e parë të vizitës sime në këtë qytet të lavdishëm shqiptar, dhe sot në perfundim të vitit 2021, unë e përmbylla vizitën në këtë vend nderi e krenarie, e cila shënon 30 vjet nga hera e parë, kur këmba ime shkeli bashkë me Heroin e Kombit Arif Seferi dhe herën e dytë të po të njëjtit vit 1991, edhe me Heronjtë e Kombit Ahmet Haxhia dhe Xhavit Haziri!

Jetë të gjatë shkronjave të shqipes bashkë me shkronjat e pseudonimit ABAZI!
Lavdi Heronjeve te Kombit!🇦🇱

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 28 Dhjetor 2021!