Në Maqedoni arrestohen dy shtetas të Kosovës!

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në vendkalimin kufitar në Bllacë ka arrestuar dy shtetas të Kosovës.

“Më datë 23.12.2021 në ora 14.00 në vendkalimin kufitar në Bllacë janë arrestuar E.G.(18) nga Kosova për shkak se tejkaloi qëndrimin në shtet dhe E.M.(21) nga Kosova për shkak të hyrjes ilegale në shtet”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.

Personat u janë dorëzuar policëve për procedurë të mëtutjeshme.