Mikrobiologu Panovski: Vendet evropiane nuk po tregojnë vdekshmërinë nga Omicroni

Mikrobiologu Dr. Nikolla Panovski sonte në “Click Plus” në TV21 tha se vendi ka numër të lart të vdekjeve nga Covid-19. Panovski thotë se vendet evropiane nuk po e tregojnë përqindjen e vdekshmërisë nga varianti Omicron i koronavirusit.

“Mua më intereson se në 300 të infektuar kemi 15 të vdekur, që është një përqindje e pabesueshme, e padëgjuar. Duhet të shihet se çfarë është, a është se nuk i përfshijmë pozitivët, sepse në këto vende që po tregoni vdekshmëria është 01 për qind, edhe para Omicronit, edhe tani. Ka gati një muaj që vendet evropiane nuk tregojnë se sa është vdekshmëria nga Omicroni, fjali e thjeshtë. Për disa arsye të pakuptueshme për mua nuk e thonë. Nga ajo që nuk e thonë, mendoj se është e ulët”, tha mes tjerash Panovski.