LSDM: Arsovska që në fillim të mandatit i shkakton dëm Shkupit!

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsvoska, në muajt e parë të mandatit të saj nuk bën asgjë tjetër përveç se i shkakton dëm Qytetit dhe qytetarëve, akuzon zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. Gënjeshtrat e saj për sistemin “Bas rapid transit” janë hedhur poshtë edhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thotë Kuzeska.

“Gënjeshtrat e saj rreth qëndrueshmërisë së sistemit “Bus rapid transit” ishin hedhur poshtë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila miratoi mjete për financim të këtij projekti. Nga BERZH theksojnë se të gjitha projektet, duke e përfshirë edhe sistemin BRT, u nënshtrohen kontrolleve të hollësishme para se të miratohen. Ndalimi i këtij projekti nga ana e Arsovskës për tekat e saj personale, nuk shkon vetëm në dëm të qytetit dhe shkupjanëve, por drejtpërdrejt e cenon edhe reputacionin ndërkombëtar të Qytetit të Shkupit”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM.