Festat e Vitit të Ri janë kohë për pushim dhe kënaqësi, për gëzim, lumturi të përbashkët dhe shoqërim me të dashurit! Prandaj këto janë edhe periudhë e lëvizjes më të madhe të njerëzve, rritjes së numrit të automjeteve në rrugë dhe më shumë udhëtimeve. Festoni me përgjegjësi dhe vozitni me kujdes dhe sigurt. Mos lejoni që një gabim i pamatur në komunikacion të prishë qetësinë dhe bekimin. Kushtojini vëmendje frekuencës së shtuar në komunikacion, përfshihuni në të me ndërgjegje, vozitni me përgjegjësi dhe udhëtoni të sigurt në destinacionin e dëshiruar.
Interesi i përbashkët i të gjithë neve është zvogëlimi i numrit të aksidenteve në komunikacion dhe ngritja e vetëdijes për pjesëmarrjen e ndërgjegjshme në komunikacion. Të tregojmë se kultura e sjelljes në komunikacion, sidomos gjatë festave të Vitit të Ri është në nivel të lartë. Së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së secilit pjesëmarrës në komunikacion.
KRSKRR-ja na përkujton vlerën e paçmuar të jetës dhe gëzimin që sjell çdo moment i lumtur i kaluar me njerëzit e dashur. Prandaj i jep rekomandimet e mëposhtme për të vozitur gjatë festave të Vitit të Ri:
• mos vozitni nën ndikimin e alkoolit
• përshtateni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe respektoni rregullat për kufizimin e saj
• mos e përdorni automjetin nëse nuk keni nevojë
• përdorni pajisje dimërore
• automjeti juaj le të jetë i kontrolluar teknikisht dhe në rregull
• jini të informuar vazhdimisht për gjendjen e rrugëve
• kujdes nga temperaturat e ulëta dhe shfaqja e borës dhe akullit
• mos e përdorni telefonin celular gjatë vozitjes
• përdorni rripin e sigurimit
• respektoni rregullat dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion
KRSKRR-ja me thirrje: Jini të kujdesshëm gjatë festave të Vitit të Ri. Vozitni me përgjegjësi dhe sigurt.
Qoftë i lumtur dhe i sigurt Viti i Ri 2022!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kurti uron Erdoganin: Mezi pres ta thellojmë bashkëpunimi Kosovë – Turqi
- Vuçiq uron presidentin Erdoğan për fitoren në zgjedhje
- ASH i përgjigjet Kasamit: Po i shërbeni VMRO-së dhe jo shqiptarëve
- Presidentja Osmani uron presidentin Erdoğan për fitoren në zgjedhjet presidenciale
- Borrell: Prishtina të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues
- Burri shqiptar tenton të vrasë gruan me thikë në Santorini të Greqisë
- Pendarovski me ekipin e tij do t’i shqyrtojnë ndryshimet e ligjeve për korridoret 8 dhe 10D
- Ageler: Mesazhi i senatorit Marfi shumë i qartë – të bëhen ndryshimet Kushtetuese!
- Gazetarja serbe i nxjerr “të palarat” mediave që mbështeten nga Vuçiç: Publikuan lajme të pavërteta për gjendjen në Kosovë
- Makina me targa bullgare godet për vdekje shtetasin e Shqipërisë në Maqedoni