Kostov: Ju lutem vaksinohuni sa më shpejt! Nëse i respektojmë masat, spitalet nuk do të mbushen

Me ndihmën e vaksinave dhe masave aktuale, numri i të infektuarve nga virusi korona, nuk pritet të rritet pas festave të fundvitit, thotë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, Kristijan Kostov. Ai apelon që festat të bëhen në shtëpi dhe të respektohen masat për mbajtje të maskës mbrojtëse dhe distancë. Sa i përket gjendjes në repartet covid të spitalit, drejtori Kostov theksoi se në dy muajt e fundit numri lëviz deri 50 pacientë. U apelon qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejt që është e mundur.

“Çdo objekt hotelierik ka protokoll të tij për qytetarë të vaksinuar, ka protokoll se sa mysafirë mund të hyjnë në kafene dhe mendoj se duhet t’iu përmbahen të gjitha protokolleve, të gjitha masave për mënyrën e funksionimit të kafeneve, për shoqërimin në kushte shtëpiake, me qëllim që të mos kemi pasoja të mëdha. Besoni se përqindja më e madhe e pacientëve me pasoja fatale janë pacientë të pa vaksinuar”, tha Kristijan Kostov – Drejtor i SPQ “8 Shtatori”.