-ads3-

50 vjet pas ndërtimit të tyre, banorët e një lagjeje të Strugës, me urdhër të komunës janë detyruar që t’i heqin vetë garazhet, të cilat ndodhen përballë objekteve të banimit në të cilat jetojnë. Autoritetet vendore u dhanë afat për t’i prishur vetë, ndryshe komuna do ta bëjë këtë. Ata reagojnë se nga këtu do të kalojë një rrugë direkt nën ballkonet e tyre, edhe pse para zgjedhjeve kryetari Merko u premtoi se nuk do të hiqet asgjë.

“Para zgjedhjeve premtonte nxirrni elaborate, do ti legalizojmë garazhet. Zgjedhjet mbaruan, dhe për një javë i vari posterat. Këtu qëllimi është të hapë parking për dyqanin e tij. Dhe rruga nuk do të funksionojë këtu. Rruga nuk ka asnjë funksion. Duhet të prishet këndi i lojërave të fëmijëve, që rruga të dalë në anën tjetër, rruga do të jetë 2.5 metra nga ballkoni im”.

“Tani ai performoi me forcë, nëse nuk i heqim, me buldozerë do të vijë. Unë kisha shumë besim tek ai, por ai bëri shumë gabime me ne.”

“Garazhet janë këtu që nga viti 1970. Makinat janë brenda. Këtu ruhen edhe dru. Këtu do të hapet një rrugë kështu e cila është nën nivelin e rrugës tjetër, rrugës kryesore në rrugën Partizanska. I gjithë uji tani do të hyjë në bodrume”.

Alsat ka kërkuar mendim nga zyra e kryetarit Merko, por na thanë se nuk kanë përgjigje. Inspektori i autorizuar ndërtimor, që e takuam në vend tha se sipas planit në këtë vend duhet të ndërtohet një rrugë. Është marrë vendim për heqjen e 40 garazheve, që nuk kishin pronar dhe ishin vendosur në tokë shtetërore. Ankesat e qytetarëve kundër vendimit të komunës ranë në komisionin e shkallës së dytë. Rruga që do të ndërtohej do të ishte 10 metra e gjerë.