Inspektoriati shtetëror i ambientit: Janë realizuar 150 kontrolle brenda muajit

Muajin e fundit janë kryer 150 kontrolle të pa paralajmëruara në objkete indistriale, përfshi 26 kontrolle në përputhje me konkluzat e Qeverisë lidhur me uljen e nivelit të ndotjes, deklaroi ushtruesi i detyrës së drejtorit të inspektoratit shtetërorë të ambientit jetësorë Sreten Stojkovski. Sipas tij nga 155 kontrollet e kryera është konstatuar incident ekologjik në minierën Mulmak-Probishtip ku është konstatuar rrjedhje e mbetjeve. Pas kontrollit miniera është obliguar të bëj sanimin e katastrofës ekologjike dhe është ngritur procedurë në përputhje me ligjin për shkelje të kategorisë së tretë ku parashihet denim me 100 mijë euro. Te kompanitë tjera nuk janë konstatuar shkelje thot Stojkovski.

“Kemi realizuar kontrolle në të gjitha subjektet e indurstrisë së madhe siç janë Makstill, Çimentorja, Drislla e kështë me rradhë sa i përket Skupit edhhe kompanitë e mëdha energjetike. Pothuajse gjithkund është kryer matje në përputhje me ajti lejet teknologjike. Ne për çdo vit në planin për kontrolle i parashohim këto kompani dhe yakonisht në dhjetorë dh janar realizohen.”, tha Sreten Stojkovski, U.D drejtor i inspektoriatit shtetëror të ajmbientit jetësor.

Sipas planit vjetor për punësim janë paraparë që gjatë vitit 2022 të realizohen gjashtë punësime edhe atë tre inspektor të rinj dhe tre puntorë adminsitrativ. Por inspektorati ka nevojë për më shum inspector thot Stojkovski.

“Ne kemi paraparë 41 inspektor por janë plotësuar vetëm 48% e punësimeve, që do të thotë rreth 20 inspektor. Nevoiten inspektor të ri, por këtë vit kemi siguruar mjete vetëm për 3 punësime, për plotësimin e vendeve për inspektorët që janë para pensionit.”, tha Stojkovski.

Ai njëherit informoi se nga viti i ardhëshmëm inspektoriati shtetërorë i ambientit jetësorë do të jetë pjesë e platformës е-ispektor e cila prej janarit do të fillojë të zbatohet në tre isnpektorate, atë të punës, tregut dhe inspektoriatin adminsitrativ. Ndërsa inspektoriatt tjera do të përfshohen në platform në pjesën e dytë të vitit 2022 me aplikimin e digjitalizimit.