Gjimnazi ” 7 Marsi” me kushte moderne mësimi.Salla e sportit në fazën e fundit të ndërtimit

Gjimnazi ” 7 Marsi” në Tetovë po e përmbyll edhe një cikël të suksesshëm në këtë gjysëm vjetor.E vecanta është faza përfundimtare e ndërtimit të sallës sportive me buxhetin e vetë shkollës informon TetovaSot.
Që nga themelimi i këtij institucioni të mesëm në vitin 2015, janë bërë punë të shkëlqyera nën drejtimin e drejtoreshës Miqerem Rizai Memedi. Ky institucion i nisur nga asgjëja, sot është një ndër qendrat më mderne të mesme në Tetovë dhe jo vetëm.Shkolla disponon me të gjitha kushtet për një mbarëvajtje të procesit mësimorë .Ajo disponon kabinete, kushte optimale, një bibliotekë moderne dhe shumë gjëra të tjera,

I ndarë nga gjimnazi tjetër , me pesimizmin e asaj që nuk do mbijetonte.I ndarë me kuptimin të jetë hije e institucionit tjetër të mesëm , faktet treguan të kundërtën.Një menaxhim i mirë , sukseset e pafundme dhe një staf profesorësh tepër profesionistë dhe të përkushtuar , kanë bërë që gjithë fokusi i institucioneve të larta arsimore të jetë te kjo qendër e mesme te gjimnazi elitarë ” 7 Marsi” që tashmë është edhe pjesë e Erasmus .Në kuadër të projektit Erasmus+ “Make your school smart” nga data 21 deri 27 nëntor, në Santa Croce di Magliano, Itali u mbajt takimi i parë i këtij projektit ku morrën pjesë shkollat partnere nga Sllovakia, Lituania, Italia dhe shkolla jonë. Shkolla jonë u përfaqësua nga tri profesoreshat koordinatore Nermine Muradi, Nesfije Demiri dhe Elona A. Xhemaili dhe tetë nxënësit : Muhamed Idrizi, Brikena Azizi, Zinete Imeri, Genti Veseli, Antigona Jashari, Erblin Bexheti, Anesa Islami dhe Nermine Sadiki.
Në këtë mobilitet u prezantua shkolla jonë, qyteti i Tetovës dhe traditat shqiptare si dhe shteti jonë. Fokus të këtij mobiliteti ishin platformat dixhitale për mësim si Nearpod, Kahoot etj. Poashtu nxënësit patën mundësi të njohin kulturën dhe traditat italiane si dhe të vizitojnë muzeun etnografik në Bonefro, muzeon e fotografive të Tony Vaccaro, Muzeun Paleotik dhe Marinelli Foundry.
Sukseset e nxënësve dhe pjesëmarrja e tyre në gara të ndryshme komunale, rajonale dhe së fundmi edhe shtetërore janë treguesi më i mirë i punës që është bërë në këtë institucion të mesëm.
Ky gjimnaz ka rregull, disciplinë dhe aktivitete të shumta.Shumë profesorë të kësaj qendre të mesme janë edhe ligjërues nëpër universitete.TetovaSot