Çairi edhe me dy hapësira të reja parkimi

Këtë fundjavë po sjellim edhe një lajm të bukur nga Çairi ynë. Ekipet komunale kanë përfunduar me krijimin e dy hapësirave të reja të parkimit dhe që të dyja gjenden në afërsi të Parkut të Çairit. E gjithsesi këto hapësira ndikojnë në rritjen e numrit të vend-parkingjeve në komunën tonë.

🟢Këtu nuk ndalemi, por vazhdojmë edhe me më shumë projekte të rëndësishme për Çairasit tanë të respektuar!