Bytyqi: Në vitin 2021, 48.5 ml euro ndihmë për kompanitë


Zv. kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, prezantoi të arriturat në eknomi për vitin që po përfunson dhe programet kryesore të qeverisë në planin ekonomik për vitin e ardhshëm. Sipas tij këtë vit sfidues, u arrit të ndihmohet ekonomia vendore me rreth 48.5 milion euro.

“Këtë vit janë paguar 19.5 milionë euro për ekonominë në formën e ndihmës direkte shtetërore nga buxheti, përmes instrumenteve të FIZHTR- janë paguar gjithsej 16 milionë euro, ndërsa për masat sipas ligjit për mbështetjen financiare të investimeve janë paguar 13 milionë euro. Në total, përmes këtyre masave mbështetëse, vetëm në vitin 2021 ekonomia vendore është mbështetur me 48.5 milionë euro.”, tha Fatmir Bytyqi, zv/ kryeministër për çështje ekonomike.

Bytyqi: Vazhdojmë mbështetjen për kompanitë vendore

Bytyqi premton se mbështetja e kompanive do të vazhdojë edhe për vitin 2022 dhe do të jetë 30 për qind më e lartë se këtë vit apo rreth 60 milion euro.

“Vitin e ardhshëm mekanizmat si fondi garantues,fondi i investimeve të gjelbërta, mbështetja për kompanitë eksportuese do të duhet të akumulojnë portofolio prej rreth 150 milionë euro në huadhënie për kompanitë. Në total për vitin 2022, jashtë krizës energjetike për të cilën kemi siguruar fonde, mbështetja e kompanive do të jetë 30% më e lartë se këtë vit apo rreth 60 milion euro.”, tha Bytyqi.

Vetëm nëpërmjet ligjit për mbështetje financiare gjatë 4 viteve të kaluara janë ndihmuar 353 kompani ndërsa vetëm këtë vit janë paguar 13 milion euro për 225 kompani. Bytyqi shtoi se në kohën e krizës më të madhe në vitin 2020 për të rritur konkureshmërinë e kompanive kishin sigurar ndihmë të drejpërdrejtë prej 17.5 milion euro me të cilët kanë ndihmuar projektet zhvillimore të 400 kompanive.