Bogoev: Qytetarët që kanë votuar VMRO-në po e vërejnë gabimin, besoj se do të përmirësohen

Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev në paraqitjen e tij në ClickPlus në TV21 tha se qytetarët tashmë po e vërejnë se kanë gabuar në përzgjedhjen e kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Bogoev thotë se LSDM po punon që të rikthej besimin e qytetarëve në zgjedhjet e rregullta parlamentare.

“Gabimi në zgjedhjet lokale do të duhet të durohet për katër vite. Besoj se qytetarët do ta përmirësojnë këtë gabim, do t’i ndihmojmë edhe ne duke i bindur me punën tonë, në atë që kanë gabuar, dhe përsëri të na e japin neve besimin në zgjedhjet e rregullta parlamentare që presim të mbahen ndonjë muaj pas zgjedhjeve presidenciale”, tha Bogoev.