Bastisje në Shtip, arrestohet shpërndarësi i drogës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ditën e djeshme në periudhën prej orës 14:05 deri në ora 15:25, me urdhër paraprak të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e 37-vjeçarit M.P. nga Shtipi, përcjell TV21. Tek i njëjti policia ka gjetur substanca narkotike dhe para të gatshme, pas çka 37-vjeçari është arrestuar.

“Gjatë kontrollit janë gjetur 11 pako me pluhur të bardhë, 135.000 denarë, 4.380 euro, 130 paund, 50 franga dhe dy telefona celularë për të cilët ekziston dyshimi se janë me origjinë të një vepre penale.

Sendet e gjetura janë konfiskuar, ndërsa M.P. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.