Avziu: Teleferiku 1.400 metra i gjatë mundëson ndërlidhje me të gjitha shtigjet e skijimit në Kodrën e Diellit

Drejtori i ELEM Turs, Adem Avziu gjatë vizitës së TV21 në Kodrën e Diellit tha se teleferiku 6 ulës mundëson ndërlidhje të përkryer me shtigjet e skijimit në Kodrën e Diellit.

Avziu tha se nga lartësia mbidetare me mbi 1.800 metra skijatorët mund të lëshohen dhe të pushojnë në pushimoren e re të quajtur pjesa G. “Gjatësia e teleferikut me gjashtë ulëse është 1.400 metra. Këtu momentalisht ku gjendemi, lartësia mbidetare është 1.862 metra. Është gjatësi e mirë me të cilën pastaj kombinohen dhe ndërlidhen të gjitha shtigjet e skijimit. Këtu kemi shtegun e skijimit i cili çon deri tek pjesa e quajtur G, ku veç e kemi një pushimore të re të cilën e kemi ndërtuar dhe këtu gërshëtohen edhe 2-3 shtigje skijimi dhe ofrojnë një mundësi shumë të mirë dhe shumë të madhe për t’u shpërndarë turistët skijatorët me vetë faktin se ata vetë bëjnë zgjidhjen se ku mund të rrëshqasin”, tha mes tjerash Avziu.