Avziu: Gjithçka është në nivel! Jemi në pritje të turistëve në Kodrën e Diellit

Drejtori i ELEM Turs, Adem Avziu thotë se gjithçka është gati për sezonin turistik dimërorë 2021/22 në Kodrën e Diellit. Avziu gjatë vizitës së TV21 në Kodrën e Diellit tha se autoritetet kanë marrë të gjitha masat e duhura dhe se janë në pritje të turistëve.

“Gjithçka është në nivel! Jemi në pritje të turistëve. Jemi përgatitur në maksimum. Japim gjithçka nga vetja që të ofrojmë një sezon të bukur dhe të shfrytëzueshëm për të gjithë turistët. Deri në këtë moment jemi më se të përgatitur”, tha mes tjerash Avziu.