Avokatët e Mijallkovit kërkojnë nga Izraeli që të deklarohen për vendimin e Gjykatës Penale

Avokati i Sasho Mijallkov, Xvonko Davidoviq sot tha se kanë dërguar letër deri tek përfaqësia diplomatike e Izraelit për rajonin, ku kërkohet që të deklarohen në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale për masën e paraburgimit ndaj Sasho Mijallkovit për rastin “Parcelat në Vodno”, shkruan TV21. Pala mbrojtëse kërkon sqarime në lidhje me pretendimet e Gjykatës Penale për lidhje të Mijallkovit me shërbimet sekrete izraelite.

“Arsyeja se përse jemi drejtuar deri tek ambasadori i Izraelit është se vendimin e Gjykatës Penale qëndron se ekziston rrezik për arratisje sepse Sasho Mijallkov është në kontakte dhe lidhje të afërta me shërbimet sekrete të Izraelit të cilët do t’i mundësojnë arratisje në çdo moment që do të kërkoje edhe atë pa dokumente udhëtimi, do ta sigurojnë edhe vend strehim”, tha Xvonko Davidoviq, avokat i Sasho Mijallkov.