Armend Asllani nga Kumanova, doktor shkence në fushën e drejtës penale (Foto)

Kumanovës iu shtua edhe një Doktor shkence. Kësaj radhe në fushën e drejtës penale. Ligjëruesi në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Kumanovë pranë Universitetit të Tetovës, Armend Asllani, doktoroi me një vlerësim impozant nga anëtarët e komisionit që lirisht mund të llogariten si profesorë-shtyllë të Jurisprudencës në Republikën e Maqedonise së Veriut.

Akademik Vllado Kambovski, Prof.Dr.Borche Davitkovski, Prof.Dr.Nikolla Tupancheski, Prof.Dr.Gordana Llazhetic dhe Prof.Dr. Aleksandra Deanoska Trendafilova.

Teza e doktoratit të profesorit Armend Asllani mbanë titullin: “Aspektet kriminale-politike të veprave penale kundër detyrës zyrtare në Republikën e Maqedonisë në periudhën 2010-2018”.

Hulumtimi në fjalë paraqet analizë të thellë dhe të argumentuar shkencore të veprave korruptive penale të personave zyrtar në vend dhe më gjerë.