Pas dështimit të opozitës, Ali Ahmeti: Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian është e pa alternativë

Pas dështimit të opozitës për rrëzimin e qeverisë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi thekson se sot ngadhnjeu ndërgjegja e të arriturave të përbashkëta, liria, barazia, drejtësia, fqinjësia e mirë, orientimi euroatlantik i vendit tonë dhe e ardhmja e sigurt pro perendimore.

“Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, por edhe me vendet e rajonit, është e pa alternativë dhe e pacënueshme me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë. Sot ngadhnjeu ndërgjegja e të arriturave të përbashkëta, liria, barazia, drejtësia, fqinjësia e mirë, orientimi euroatlantik i vendit tonë dhe e ardhmja e sigurt pro perendimore”, shkruan Ali Ahmeti.

Ai thekson se Maqedoni e Veriut ka nevojë për për më shumë siguri, më tepër stabilitet, dhe se mohimi i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, por edhe NATOsë, Bashkimit Europian, Republikës së Kosovës, gjuhës shqipe, nuk mund të ketë vend këtu.

“Vendi jonë ka nevojë për më shumë siguri, më tepër stabilitet dhe parashikueshmëri politike të plotë.
Mohimi i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, por edhe NATOsë, Bashkimit Europian, Republikës së Kosovës, gjuhës shqipe, nuk mund të ketë vend këtu. Siç ju thash, nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.
Bashkë përgjithmonë!”, e përfundon shkrimin Ali Ahmeti.