-ads3-

Një grua rreth 60 vjeç ka shkuar mbrëmë në spital pasi kishte pësuar atak në zemër. Mjekët në urgjencën e spitalit Civil të Palermos, Itali bënë gjithçka për ta shpëtuar, por gruaja me banim në via Ustica, në zonën e Via Perpignano vdiq.

Mediat italiane raportojnë se sapo mjekët kanë dhënë lajmin për vdekjen, familjarët e gruas kanë dëmtuar urgjencën.

“Kemi qenë dëshmitarë të skenave”, tregojnë mjekët dhe infermierët-“Ata shkatërruan gjithçka që gjetën, duke shkaktuar dëme prej mijëra eurosh”.

Për t’i dhënë fund shkatërrimit, në urgjencë erdhën shërbimet e policisë dhe kanë ndaluar disa nga familjarët.