Anglia shënon 2 gola ende pa nisur mirë ndeshja

Para startit të ndeshjes u mbajt ceremonia e zakonshme e këndimit të himneve, por e sotmja ishte mjaft e veçantë për vetë numrin e tifozëve shqiptarë që ndodheshin në tribunat e Uemblit. Kamera fokusoi lojtarët kuqezi të cilët këndonin njëzëri himnin, por nuk munguan planet nga tribunat e stadiumit mitik, ku shikohet numri i tifozëve shqiptarë mjaft i lartë.

Një moment mjaft emocionues dhe një ndeshje historike për Kombëtaren tonë që shpresojmë të marrë një rezultat sa më pozitiv që do të mbetej përgjithmonë në memorien e tifozëve.

5’ Sterling kërkon penallti pas një kontakti me Kumbullën dhe Baren, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Protesta të anglezëve, ndërsa aksioni vazhdon por Uzuni sinjalizohet në pozicion jashtë loje e më pas përplaset me Pikford.

9’ Kuqezinjtë gabojnë në pozicionimin pas një goditje standarte dhe Meguajër i vetëm e ka të lehtë të shënojë, 1-0.

11’ Në fushë futet Laçi, i cili zë vendin e Bares të dëmtuar.

11’ Foden depërton në qendër dhe gjuan, por fatmirësisht nuk gjen katërkëndorin.

14’ Uzuni merr një dhuratë nga mbrojtja angleze, por në mënyrë të pabesueshme gabon para Pikford, duke u hipnotizuar nga portieri anglez