Nuk ka turmë para pikave të vaksinimit në Tetovë, vijon vaksinimi edhe me dozën e tretë

Ndërtesa administrative e Muzeut në rajonin e Tetovës dhe Qendra për kulturë “ilo Anteski-smok” në Tetovë janë dy vendet ku zhvillohet vaksinimi, por tashmë nuk ka turma para këtyre ndërtesave. Nga institucionet shëndetësore sqarojnë se për dy muaj Tetova e ka rritur në mënyrë drastike përqindjen e të vaksinuarve dhe për këtë gjithnjë e më pak ka të interesuar për imunizim.

“Disa javët e fundit trendi i vaksinimit është rritur në mënyrë drastike. Supozoj se kjo i përket asaj që përqindje e mirë e qytetarëve që kanë dashur të vaksinohen tashmë janë vaksinuar. Rënia e shifrave i të sapoinfektuarve supozoj se ka ndikim në kërkesën për vaksinim. Ndërkohë kemi filluar edhe me dozën e tetë për punonjësit shëndetësorë, pastaj personat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë sëmundje kronike pa dallim të moshës me raport të specialistit mund të kërkojnë të vaksinohen edhe me dozën e tretë”, deklaroi Borisllav Jorgaqievski, drejtor i Institutit shëndetësor të Tetovës.

Mesatarja në Tetovë në të gjitha pikat është 100 të vaksinuar në ditë, që është shifër shumë më e vogël nga muajt e verës kur arrinte edhe deri në 2000.

Dr. Zoran Mitrevski, i cili i kontrollon qytetarët para se të vaksinohen, thotë se është e rëndësishme që të ketë më shumë qytetarë të imunizuar, duke qenë se janë të mundshme valë të reja.

Drejtori Borisllav Jorgaqieski tha se përveç se me vaksinim, nuk mund të zvogëlojnë valët e Kovid-19 që po vijnë, dhe ka dy vjet rresht.

“Askush nuk e di se si do të shkojë mutacioni i virusit. Vetëm me një përqindje të lartë të imunizimit mund t’i zvogëlojmë ato shtrime në spital dhe vdekje, të cilat i kishim shumë në rajonin tonë”, tha Jorgaqieski.

Ka vaksina dhe rivaksinime në të dy pikat në Muze dhe në Qendrën e kulturës. Më parë, kishte dy pika të tjera në Porroj dhe në ndërtesën e ish-teleferikut.

Në Spitalin klinik në Tetovë janë pesë persona që po marrin trajtim spitalor për shkak të Kovid-19.