-ads3-

Dy persona janë arrestuar në Malishevë, sepse dyshohet se kanë bërë blerje ose shitje të votës, gjë që ndalohet me ligj. Ndalimin e tyre për 48 orë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumi Graishta.

Për rastin e njëjtë përmes një komunikate për media ka njoftuar edhe prokuroria e shteti duke konfirmuar gjithë ngjarjen. Kjo ka ndodhur në qendrën më të madhe të votimit në Malishevë, në shkollën e mesme “Hambi Berisha”.

Klan Kosova nga burime të veta merr vesh se këta dy persona janë të afërm, familjarë, njëri nga ta ka qenë në cilësinë e vëzhguesit dhe tjetri të komisionerit.