Messi zbulon se kë do ta votojë për “Topin e Artë”

Sot janë zbuluar emrat e kandidatëve për çmimin “Topi i Artë”.

Lionel Messi tashmë ka vendosur se cilët janë lojtarët që do të votojë për më të mirët në botë dhe cilët i konsideron favoritë për të fituar Topin e Artë.

“Unë kam dy lojtarë në ekipin tim për të cilët do votoj, si Neymar dhe Kylian Mbappé. Pas kësaj, ka lojtarë individualë që kanë pasur një sezon të mrekullueshëm, si Robert Lewandowski (Bayern). Karim Benzema (Real Madrid) gjithashtu pati një vit të shkëlqyer në nivel individual”, tha Messi.

“Është e vështirë të thuash pse ajo që bëni kolektivisht është shumë e rëndësishme për Topin e Artë. Kohët e fundit ajo që është arritur ka shumë peshë, si Champions League, Copa America apo Europiani. Marrja e këtyre titujve ka shumë peshë”, përfundoi ai.