Kualifikimet drejt “Katar 2022”, Turqia barazon, kurse Gjermania shënon fitore

Përfunduan të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku pati disa rezultate tejet interesante.

Në derbin mes Turqisӕ dhe Norvegjisë nuk pati fitues, ku rezultati është i barabartë 1:1, kurse Gjermania e përmbysi rezultatin kundër Rumanisë dhe shënoi fitore 2:1.

Fitore shënuan edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ku malazezët mposhtën me rezultat 3:0 Gjibraltarin, kurse kombëtarja maqedone mposhti Lihtenshtajnin me rezultat të thellë 4:0.

Rezultatet finale të gjitha ndeshjeve të sotme kualifikuese për në “Katar 2022” i gjeni më poshtë.

Qipro 0 – 3 Kroacia

Çekia 2 – 2 Uellsi

Estonia 2 – 0 Bjellorusia

Gjermania 2 – 1 Rumania

Gjibraltari 0 – 3 Mali i Zi

Islanda 1 – 1 Armenia

Letonia 0 – 1 Holanda

Lihtenshtajni 0 – 4 Maqedonia e Veriut

Malta 0 – 4 Sllovenia

Rusia 1 – 0 Sllovakia

Turqia 1 – 1 Norvegjia.