Futbollisti i Uellsit dhe Bournemautit, me kancer

Dejvid Bruks së fundmi u tërhoq nga kombëtarja e Uellsit, pasi mësoi për sëmundjen e tij.

Limfoma Hodgkin është një kancer që zhvillohet në sistemin limfatik, pjesë e sistemit imunitar të trupit, dhe prek kryesisht të rinjtë rreth 20 vjeç ose tek të rriturit shumë më të vjetër mbi 70 vjeç. Futbollisti konfirmoi diagnostifikimin me kancer në një deklaratë në rrjetet sociale.

“Unë jam diagnostikuar me Limfoma Hodgkin të Fazës II dhe do të filloj një kurs trajtimi javën e ardhshme. Edhe pse kjo ka ardhur si një tronditje për veten dhe familjen time, prognoza është pozitive dhe jam i bindur se do të shërohem plotësisht dhe do të kthehem të luaj sa më shpejt të jetë e mundur. Unë do të doja të shpreh vlerësimin tim për mjekët, infermierët, konsulentët dhe stafin që më kanë trajtuar me profesionalizëm gjatë kësaj periudhe.

Dua të falënderoj të gjithë në Shoqatën e Futbollit të Uellsit sepse pa vëmendjen e shpejtë të ekipit të tyre mjekësor mund të mos e zbulonim sëmundjen. Edhe pse e vlerësoj që do të ketë vëmendje dhe interes nga media, do të doja që privatësia ime të respektohet në muajt e ardhshëm dhe unë do të ndaj përditësimet mbi përparimin tim kur të jem në gjendje ta bëj këtë”, tha ndër të tjera David Bruks.