Fatmir Dehari i bindur: Kërçova vazhdon të frymojë #SHQIP!

Kandidati për kryetarin e Kërçovës nga radhët e BDI-së, Fatmir Dehari është i bindur se do të fitojë mandatin e tretë.

Thotë se kërçovarët do të vazhdojnë të udhëhiqet edhe për një mandat mirë dhe bukur.

“Mendoj se vetëdija e lartë e qytetarëve që u dëshmua në vitin 2013 u konfirmua edhe njëherë në vitin 2017 dhe tani, në vitin 2021 qytetarët kërçovarët do të kenë mundësi të zgjedhin më shumë dhe Kërçova do të vazhdojë të udhëhiqet drejt, mirë dhe bukur edhe në mandatin e ardhshëm 2021/2025”, tha Dehari.