Dëshmitari përmend tortura në Zllash


Po vazhdon në Gjykatën Speciale seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa.

Në Hagë sot po dëshmon dëshmitari i tretë i mbrojtur, i cili ka dëshmuar për pretendimet për torturat që ka marrë nga ish-ushtarët e UÇK-së në kampin e përqendrimit në Zllash.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se është torturuar në mënyra të ndryshme, ku përveç rrahjes ka pasur edhe keqtrajtime të ndryshme.

“Na kanë torturuar në mënyra të ndryshme, me rrahje, me djegje me qiri dhe me një kuti me rrymë na lidheshin në këmbë. Një herë shkova për të kërkuar ujë, pastaj erdhën dy ushtarë të tyre më rrahën dhe më shtrinë për toke më urinuan dhe më thanë qe uji”, ka deklaruar sot dëshmitari i tretë i mbrojtur.