BDI alarmon: Helmim masiv i qenve në qytetin e Gostivarit

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim bashkë me Iniciativën qytetare Gostivari që
dua sot në selinë e partisë në Gostivar mbajtën konferencë për shtyp dedikuar ditës
botërore të kafshëve.
Adelisa Mazllami, kandidate për këshilltare potencoi që: “Dita Botërore e Kafshëve është një
ditë ndërkombëtare e veprimit për të ngritur statusin e kafshëve dhe për të përmirësuar
mirëqenien e tyre dhe festohet çdo vit më 4 tetor”.
“Për katër vite, kryetari Taravari nuk ka lëvizur as gishtin për ta zgjedhur problemin e qenve të
pastrehë, as mbasi një vajzë 17 vjeçare e humbi jetën e saj- për katër vite ai nuk bëri asgjë.
Tani papritmas, disa javë para zgjedhjeve, ne gjejmë plot e përplot qen të helmuar nëpër tërë
qytetin”, tha Mazllami.
Nuk e dimë akoma, tha ajo, kush qëndron pas kësaj vepre mizore, por do ti raportojmë këto
incidente në polici për rrezikimin e shëndetit publik dhe mizori ndaj kafshëve, kjo vepër nuk
është vetëm e papërgjegjshme dhe e rrezikshme, por edhe ilegale!
“Ështe gjithashtu një kërcënim ndaj fëmijëve tanë, shëndetit tonë dhe kafshëve tona shtëpiake.
Dhe pastrimi i qytetit nga qentë me anë të helmimit nuk është vetëm çnjerëzore, mizore dhe e
rrezikshme, por gjithashtu nuk është efektive. Iniciativa e qytetarëve “Gostivari që duam”
bashkë me BDI jo vetëm që ka hapur një peticion për ta pastruar qytetin nga qentë endacak
para disa javëve, por gjithashtu ka mirëpritur një plan të ri, si ta zgjedhim problemin jo vetëm
para zgjedhjeve, por efektivisht dhe qëndrueshëm”, tha Mazllami.
Bashkë me kryetarin e ri Nevzat Bejta, tha ajo, ne do ta zgjedhim problemin me qentë endacak
në mënyrë njerëzore, por edhe të qëndrueshme: Do të ndërtojmë një strehimore moderne për
qen, do ti kapim qentë, do ti trajtojme për të parandaluar kete kaos.
“Kjo është mënyra për zgjidhjen e problemit me standarde Europiane- dhe kjo është mënyra që
do e ndjekim jo vetëm për problemin me qentë endacak, por gjithashtu kur vjen puna për
deponinë e Rusinos, tek infrastruktura dhe administrata. BDI dhe Nevzat Bejta ofrojnë punë të
palodhshme për qytetin dhe qytetarët që në ditën e parë për ta bërë Gostivarin tonë një vend të
pastër, modern dhe komunë Europiane”, shtoi Mazllami në konferencën për shtyp.
Ne, tha ajo, do të largohemi nga improvizimet e lira, projekte të pa kompletuara dhe mënyra të
rrezikshme dhe të shpejta për zgjidhje para zgjedhjeve.
“Me Nevzat Bejtën dhe ekipën e tij të qytetarëve për Gostivarin, do ta bëjmë Gostivarin një vend
të sigurtë, të gjelbëruar dhe vend me vlerë jete. Me një plan efikas, por njerëzor për ta liruar
qytetin tonë nga qentë endacak, jo vetëm para zgjedhjeve. Me zgjidhje të vërteta për problemet
tona në vend të marifeteve të rrezikshme dhe të pa sigurta para zgjedhore”, vijoi Mazllami.
E pyetur nga gazetarër nëse e akuzoni Taravarin dhe administratën pas helmimit, Mazllami me
përgjigje: “Ne do të raportojmë helmimin tek policia dhe autoritetet do të hulumtojnë. Ne nuk
akuzojmë askënd. Fakti që ndodhi para zgjedhjeve nxit dyshimet. Çdokush është i ftuar që të
bie në përfundimet e veta, ne kemi besim tek policia për zbulimin e së vërtetës”.